Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

  • 27 November 2019 - 12:23
Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Komuna e Mitrovicës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që të vendoset si pikë e rendit të ditës, ndihma me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)