Pallati rrezikon të bjerë! Nën gërmadha ndodhen ende persona të bllokuar

  • 27 November 2019 - 14:19
Pallati rrezikon të bjerë! Nën gërmadha ndodhen ende persona të bllokuar

Një ndër pallatet e shembura në Thumanë po rrezikon të bjerë plotësisht. Autoritetet e shpëtimit dhe të xhenios kanë nisur operacionin për të bërë të mundur lirimin e peshës në katet e sipërmes të pallatit gjysëm- të shembur, pasi nën këmbët e tij ka ende persona që gjenden nën gërmadha.

Për shkak të lëkundjeve të njëasnjëshme që po përjeton i gjithë vendi, autoritetet kanë nisur ndërhyrjen pasi pallati i shkatërruar tashmë rrezikon të vjetë i gjithi në tokë, duke u kthyer kësisoj në rrezik për qytetarët.

Konkretisht nën këmbët e këtij pallati ndodhet të paktën një person, i konfirmuar si 21 vjeçarja Adorina Gabili, e cila ndodhet nën gërmadha.

(Kosova Sot Online)