Tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri, Kosova jep provimin

  • 27 November 2019 - 18:26
Tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri, Kosova jep provimin

“Ishte reagim vëllazëror ku të gjithë u përkushtuan për viktimat, pothuajse ishin momente totale të solidarizimit me Shqipërinë. Tragjedia që e kaploj Shqipërinë ishte e rëndë, më e rënda që nga viti 1923, një kohë prej kur nuk kishte ndonjë tërmet kaq të fuqishëm atje. Reagimi institucional ishte në nivel për tu dëshmuar se jemi gati të veprojmë në situata të tilla taman si shtet i mirë organizuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Qytetarët e Kosovës, por edhe institucionet kanë reaguar me shpejtësi të madhe për të ndihmuar bashkëkombësit në Shqipëri, pas fatkeqësisë së rëndë natyrore që e goditi Shqipërinë, në mëngjesin e ditës së 26 nëntorit.

E lidhur me këtë profesori i së drejtës, Blerim Burjani tha për “Kosova Sot Online “ se Shqipëria këtë herë u ballafaqua vërtetë me një tërmet fatal, që tanimë po lë pas vetes shkatërrimet dhe viktimat e shumta.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, Kosova me forcat e veta të kërkim shpëtimit, me angazhimin e FSK-së, policisë dhe ekipeve të tjera të specializuara për situata të jashtëzakonshme, e dha provimin e madh si shtet serioz i përgatitur për situata të tilla emergjente, kurse qytetarët treguan shpirtin e tyre human, pa u kursyer për ndihmat që po vazhdojnë të ofrojnë për vëllezërit e tyre në shtetin amë.

“Ishte reagim vëllazëror ku të gjithë u përkushtuan për viktimat, pothuajse ishin momente totale të solidarizimit me Shqipërinë. Tragjedia që e kaploj Shqipërinë ishte e rëndë, më e rënda që nga viti 1923, një kohë prej kur nuk kishte ndonjë tërmet kaq të fuqishëm atje. Reagimi institucional ishte në nivel për tu dëshmuar se jemi gati të veprojmë në situata të tilla taman si shtet i mirë organizuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjani, për çdo vlerësim pozitiv dhe lëvdatë është edhe vetë organizimi i qytetarëve të cilët, nga të gjitha anët e Kosovës.

“Me një zë, u organizuan për grumbullimin e ndihmave humanitarë për të prekurit nga tërmeti, dhe njëkohësisht hapën dyert e tyre për të pranuar edhe të pa strehët që mbeten në Shqipëri si pasojë e shkatërrimeve të tërmetit.

“Vetë organizimi qytetar në Kosovë ishte mbresëlënës dhe është mirë që vazhdon kontributi, edhe individual i qytetarëve, edhe kolektiv edhe institucional. Mekanizmat e sigurisë së Kosovës ishin në nivel të detyrës së paraparë. Me rëndësi është që të gjithë u bënë bashkë si një komb për të minimizuar tragjedinë. Normal që të gjithë vepruan drejt dhe në mënyrë efikase”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Kurse, analisti politik, Faik Krasniqi tha se vërtetët kosovarët reaguan në mënyrën më të dinjitetshme të mundur, duke ofruar ndihmë të pa kursyeshme për viktimat e tërmetit.

Image
Faik Krasniqi

“Tërmeti në Shqipëri ishte fatal. Jemi një gjak, një komb. Çdo fatkeqësi që e prekë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetojnë, na prekë edhe neve këtu në Kosovë. E kemi obligim kombëtar dhe njerëzor që të ju ndalim në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, kjo frymë e mbështetjes dhe reagimit të shpejtë nga trojet etnike jashtë Shqipërisë për të ndihmuar në këtë fatkeqësi natyrore, tregon më së miri unitetin shqiptar për të qenë bashkë edhe në gjendje lufte.

“Jo vetëm në fatkeqësi natyrore, por edhe në luftë. Pavarësisht se a kemi kapacitete për këto fatkeqësi. Kapacitetet tona ndoshta s'janë të mjaftueshme, por mjafton vullneti qytetar dhe institucional për t'ju dalë në ndihmë. Jemi për çdo lëvdatë në këtë aspekt. E kemi dëshmuar humanitetin tonë, por edhe dashurinë e madhe që kemi për Shqipërinë”, deklaroi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)