Trondit ish agjentit të SHIK-ut: Të gjitha vrasjet janë urdhëruar nga Thaçi, Allaqin e vrau vet me revole

  • 28 November 2019 - 14:49
Trondit ish agjentit të SHIK-ut: Të gjitha vrasjet janë urdhëruar nga Thaçi, Allaqin e vrau vet me revole

Ish-komandanti UÇK-së njëherësh, ish-ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e përkohshme, Rexhep Selimi ka folur edhe për komunikatën 59 , ku ka theksuar se këtë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi.

“Komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Hashim Thaçi e ka shkruar këtë komunikatë. Kaq mund te them sonte” ka thënë Selimi.

Pas kësaj deklarate të Selimit ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi në Facebook thotë se komunikatat i ka shkruar dhe shpërnda byroja politike nga Zvicra dhe Tirana, si dhe asnjë komunikatë nuk është lëshuar pa urdhrin e Hashim Thaçit.

Miftari tutje pohon se çdo vrasje gjatë luftës dhe pas luftës është bë me dijen dhe miratimin e Thaçit.

Ai e përmend edhe vrasjen e Behajdin Allaqit ku thotë se është vrarë nga Thaçi.

“S’ka këtu kurrfarë tronditje komunikatat i ka shkruar dhe shpërnda byroja politike nga Zvicra-Tirana (Rogneri) dhe asnjë komunikatë nuk është dal pa dijen dhe urdhrin e Hashim Thaçit. Qëndroj prapa fjalëve të deklarimeve të mija me vite se pothuajse çdo vrasje politike që është bë gjatë luftës dhe pas luftës është bë me dijen dhe miratimin dhe urdhrat nga Hashim Thaçit përveç rastit të atdhetarit Behajdin Allaqit ku në këtë rast Hashim Thaçi e vret me revole personalisht vet B. Allaqin”, shkruan Miftari.

(Kosova Sot Online)