Të përqafuar me njëri-tjetrin, nxirren nga rrënojat tre fëmijët e familjes Lala dhe nëna e tyre

  • 28 November 2019 - 18:02
Të përqafuar me njëri-tjetrin, nxirren nga rrënojat tre fëmijët e familjes Lala dhe nëna e tyre

Shtohet tragjedia për familjen Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, teksa nga kjo familje janë nxjerrë trupat e pajetë të katër personave.

Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë të quajtur Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe. Ata u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca speciale nga vende të ndryshme. Për të nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat, kanë punuar forcat greke dhe të tjera të huaja, që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente të vështira.

Me nxjerrjen e 4 trupave të pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, numri i viktimave nga kjo tragjedi shkon në 46. Ndërsa, raportohet se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë lënduar mbi 790 persona.

Image

(Kosova Sot Online