Solidaritet për tërmetin edhe në Afganistan, ja çfarë bëjnë ushtarët

  • 29 November 2019 - 17:34
Solidaritet për tërmetin edhe në Afganistan, ja çfarë bëjnë ushtarët

Solidarizimi për të prekurit e tërmetit që ra më datë 28 nëntor 2019 në orën 03:55 është shumë i madh.

Vendi i fundit që i është shtuar kësaj liste është Afganistani ku personat që janë me mision kanë kontribuar në shuma monetare.

Njoftimin e ka dhënë ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka nëpërmjet një statusi në “Facebook”:

“Solidariteti i jashtëzakonshëm i këtyre ditëve është shtrirë deri në Afganistan. Miqtë dhe aleatët tanë po kontribuojnë simbolikisht për të prekurit nga tërmeti, edhe në mbledhjen e fondeve që kanë nisur ushtarakët tanë  me mision në Kabul”.

(Kosova Sot Online)