Në familjen Lala vdiqën 8 pjesëtarë nga tërmeti tragjik. Mediat italiane tregojnë si “shpëtoi” 17 vjeçari nga një…

  • 29 November 2019 - 19:06
Në familjen Lala vdiqën 8 pjesëtarë nga tërmeti tragjik. Mediat italiane tregojnë si “shpëtoi” 17 vjeçari nga një…

Tërmeti në Shqipëri shkaktoi vdekjen e rreth 50 personave, shembje dhe dëme në Durrës dhe një seri të gjatë tragjedish.

Midis këtyre, drama e një gruaje e gjetur e vdekur në shtrat, e përqafuar nga tre fëmijët e saj, dy binjakë vjeçar dhe një fëmijë 7 vjeç.

Ajo ishte gruaja e Berti Lala, 40 vjeç, i cili i mbijetoi rrënimit të shtëpisë por humbi tërë familjen, shkruajnë sot mediat italiane.

Përveç gruas dhe tre fëmijëve, burri ka humbur edhe një vajzë tjetër 8-vjeçare, një vëlla më të madh, një mbesë dhe nënën e tij 79-vjeçare.

I vetmi i mbijetuar nga tragjedia  është edhe nipi tjetër i 40 vjeçarit, një 17 vjeçar i nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

Mediat italiane shkruajnë se i riu “shpëtoi” nga një lavatriçe, e cila lëvizi nga vendi për shkak të tronditjeve nga shembja e shtëpisë, duke mos dhënë detaje të tjera.

Familja Lala jeton në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Banesa e tyre është shembur plotësisht.

Kërkimet nën rrënoja zgjatën me ditë të tëra deri në mbrëmjen e kaluar, kur nëna me tre fëmijët u gjet e pajetë nën përqafimin e fëmijëve.

Ata gjetën vdekjen pasi u shtypën nga tavani i ndërtesës.

(Kosova Sot Online)