Familja në gjakmarrje mbetet jashtë nga tërmeti, jetojnë me frikë nga hasmi

  • 29 November 2019 - 23:18
Familja në gjakmarrje mbetet jashtë nga tërmeti, jetojnë me frikë nga hasmi

Shumë familje shqiptare po i vuajnë pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Shqipëria nuk ishte përballur me një situatë të tillë prej katër dekadash, e kjo ishte një katastrofë që i gjeti të papërgatitur njerëz të thjeshtë e autoritete.

Historitë e vështirësive të atyre që kanë mbetur jashtë në qiell të hapur, janë të shumta.

Por ndodh edhe si ky rast injë familjeje nga Mamurrasi, e cila duhet të mbajë dhe një barrë tjetër: ‘hallin’ e hasmit! Ata janë në gjakmarrje e pasi dëmtimit të madh që i pësoi banesa, tani po qëndrojnë në një çadër.

“Iconstyle” thotë se aktualisht, gjyshja, nusja dhe 4 fëmijët janë në kushte të vështira, pa drita dhe jetojnë edhe me hijen e gjakmarrjes që nuk u ndahet.

Familja ka nevojë për sende bazike si veshje, batanije, ngrohëse e ushqime. Ndërkohë është publikuar dhe numri i kontaktit për personat që dëshirojnë të ndihmojnë, +355 69 278 7816.

Image

(Kosova Sot Online)