Zbulohet loja e Thaçit dhe Haradinajt me AKI-në, ja kërkesa për Albin Kurtin

  • 30 November 2019 - 16:14
Zbulohet loja e Thaçit dhe Haradinajt me AKI-në, ja kërkesa për Albin Kurtin

“Ramush Haradinaj është duke u treguar një njeri shumë i pa fytyrë. Karrieristë i shfrenuar. Njeri i pa ngopur, por edhe gënjeshtar dhe mashtrues. Bënë akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, por kur është interesi personal bashkëpunon me të. Dorëheqja e Shpend Maxhunit nga AKI, kishte një prapavijë. Dha dorëheqje gjoja për shkaqe shëndetësore, kurse për post në polici nuk qenka i sëmurë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

 

Analistë politikë shprehen të befasuar me ndryshimin e shpejtë të qëndrimit të kryeministrit, Ramush Haradinaj në raport me presidentin, Hashim Thaçin, shkrirjen e “akullit të ftohtë” që i ndante deri më tani, por që u harrua menjëherë me zhvillimet e fundit rreth AKI-së për të ndarë pozitat në emërimet e fundit në këtë institucion të sigurisë së lartë të shtetit, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit.

Image
Faik Krasniqi

Sipas analistit Faik Krasniqi, tani po del në sipërfaqe dhe po shihet ashiqare skenari i orkestrimit të dorëheqjes së Shpend Maxhunit, një orkestrim që është bërë nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, në mënyrë shumë të turpshme për të vendosur aty njerëzit e tyre të dëgjueshëm, dhe për ta bashkëkontrolluar çdo informatë që hyn ose del nga AKI-ja.

“Ramush Haradinaj është duke u treguar një njeri shumë i pa fytyrë. Karrieristë i shfrenuar. Njeri i pa ngopur, por edhe gënjeshtar dhe mashtrues. Bënë akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, por kur është interesi personal bashkëpunon me të. Dorëheqja e Shpend Maxhunit nga AKI, kishte një prapavijë. Dha dorëheqje gjoja për shkaqe shëndetësore, kurse për post në polici nuk qenka i sëmurë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, Krasniqi thotë se të dyja emërimet janë të kundërligjshme, dhe Qeveria në ardhje duhet të ndërmerr masa shkarkimi edhe për njërin edhe për tjetrin dhe të emëron personat adekuat profesionistë dhe jashtë ndikimeve të politikës. 

“Emërimi i Kreshnik Gashit dhe Burim Ramadanit, janë emërime të paligjshme, sepse dy personat janë njerëz të politikës. Respektivisht, njëri i AAK-se dhe tjetri i PDK-së. Me këtë veprim po mundohet që ta trashin akoma më shumë kapjen e shtetit. E tash shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëj tani kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti? Menjëherë duhet t'i shkarkoj këta dy krye spiunë. Jo vetëm këta, por çdo person që këta e kanë emëruar, dhe çdo vendim që këta kanë marr”, deklaroi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)