Përsëri tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

  • 02 December 2019 - 09:51
 Përsëri tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga tërmetet.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria assesi të gjej qetësi nga lëkundja e tokës.

Para pak minutave është regjistruar edhe një tjetër tërmet në Shqipëri.

Sipas të dhënave tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 shkallë të Rihterit.

Ky tërmet ka ndodhur 26 kilometra në veri të Durrësit dhe 44 kilometra në veri-perëndim të Tiranës, i cili ishte me një thellësi prej 10 kilometrave.

Theksojmë se tërmeti i 26 nëntorit ka lënë të vdekur 52 persona.

(Kosova Sot Online)