Hajnat vjedhin 4 mijë euro në një shtëpi në Rahovec

  • 03 December 2019 - 09:42
Hajnat vjedhin 4 mijë euro në një shtëpi në Rahovec

Policia ka njoftuar se dje në mbrëmje në fshatin Qifllak të Rahovecit është plaqkituar një shtëpi nga hajnat.

Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur rreth 4000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 3000 euro.

Nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)