Qindra tetovarë gjatë 2019-tës janë dënuar për dritare të errëta në veturë

  • 06 dhjetor 2019 - 10:07
Qindra tetovarë gjatë 2019-tës janë dënuar për dritare të errëta në veturë

Tetovarët i duan t’i kenë dritaret e errëta në veturë dhe kjo tregon edhe nga dënimet që jua shkruan policia e Tetovës.

Këtë e thotë Marjan Josifovski për AIM-in. Ai thotë se për 11 muaj të vitit 2019 në Tetovë janë dënuar 448 vozitës pasi jashtë rregullave kanë mbajtur dritare të errësuara të veturës që ndryshe njihen si “folia”. Për këtë problem edhe nga kompanitë e kontrollit teknik në Tetovë thonë se kanë problem me vozitësit pasi ata i sugjerojnë që mos i errësojnë dritaret.

“Në 11 muajt e këtij viti, në Tetovë dhe rrethinë janë lëshuar 448 vendime për dënime me para pas shkeljeve të gjetura për dritare të errësuara. Për këtë lloj shkelje në komunikacion, sipas nenit 360, alinea 4 parashihet dënim prej 300 euro, në kundërvlerë të denarit. Në këtë pjesë të ligjit potencohet se qytetarët kanë të drejtë që t’i errësojnë dritaret e veturës por vetëm ato të pjesës së anësore-pasme të veturës. Por, për këtë duhet që një herë të kenë të kryer procedurën atest” thotë Marjan Josifovski nga SPB Tetovë.

Ai thotë se SPB Tetovë do të vazhdojë të kontrollojë veturat për shkelje dhe nuk do të tolerohen shkelje tjera të ligjit për pjesmarrje në komunikacion.

(Kosova Sot Online)