Drenori: Presidenti duhet t'i takoj LDK-së

  • 06 December 2019 - 10:32
Drenori: Presidenti duhet t'i takoj LDK-së

Sipas tij, posti i Presidentit, detyrimisht duhet t’i takoj LDK-së.

Aktivisti Xhavit Drenori, nëpërmjet një deklarate në Facebook ka thënë se për të patur kryeministër të fuqishëm në vendimmarrje, Vetëvendosje duhet të lëshoj pe për pozitën e presidentit.

Sipas tij, posti i Presidentit, detyrimisht duhet t’i takoj LDK-së.

Postimi plotë:

Qeveria e ardhme duhet të këtë një adresë kryesore për sukseset apo dështimet eventuale, e ajo është e kryeministrit të ardhshëm.

Prandaj, për të pasur një qeveri me kryeministër (të fuqishëm në vendimmarrje), VV-ja duhet të lëshoj pe dhe pozitën e presidentit duhet ta negocjojë me LDK-në që kjo pozitë t’i takoj ndonjërit kandidiat të LDK-së.

Pra, negocimi i postit të presidentit (për vitin 2021) ndërmejt VV-së dhe LDK-së edhe në këtë fazë është legjitim.

Mirëpo emri i kandidatit për president duhet të negocjohet dhe për këtë pozitë të kandidohet një figurë kredibile dhe unifikuese.

Për mua ideale për këtë pozitë do ishte një personalitet, si psh z. Valon Murtezaj (ose i rangut të tij).

Mbështetur në faktin se Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi dhe jo direkt nga vota e qytetarëve dhe praktikave të shumë vendeve demokratike, negocimi i emrit potencial për të pasuar në vitin 2021 presidentin aktual është krejt në rregull.

Madje, nëse kjo pozitë do ta ndihmonte Albinin që sa me shumë t’i “liroj duart” nga LDK-ja për t’ju shkuar refomarve të thella në qeverisje, siç edhe i kishte premtuar, unë do ja preferoja që këtë pozitë “ta sakrifikonte” për kandidatin e LDK-së. (Prap po insistoj për z. Valon Murtezaj ose i rangut të tij).

Ja shembulli i Gjermanisë.

Presidenti aktual i Gjermanisë, z. Frank-Ëalter Steinmeier, një politikan i Partisë Socialdemokrate (SPD), që para së të zgjidhej për pozitën e presidentit kishte pasur funksione të ndryshme në qeveritë gjermane që nga viti 1999.

1999 deri 2005 kishte shërbyer si Shef i kabinetit të ish kanyelarit Gerhard Schöder;

2005 deri 2009 kishte shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme në qvereinë Merkl 1.

Në vitin 2009 ishte edhe kundër kandidat për kancelar i znj. Merkel në zgjedhjet parlamentare. Pasi humbi zgjedhjet ishte zgjedhur parp Minsitër i Jashtem dhe zv.Kancelar.

Pra, z. Frank-Ëalter Steinmeier, para se të zgjidhej Presidenti i Gjermanisë, ai ishte aktiv në politikë dhe në poste të ndryshme në ekzekutivin e partisë (SPD) por edhe në qeverinë gjermane.

(Kosova Sot Online)