Kujdes sot kur të dilni jashtë: Cilësia e ajrit është shkatërruese

  • 08 dhjetor 2019 - 09:22
Kujdes sot kur të dilni jashtë: Cilësia e ajrit është shkatërruese

Edhe sot si gati çdo ditë të ftohët, cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme.  Aktualisht në kryeqytet, niveli ndotës shënon 134 AQI, sipas të dhënave nga matësi i ambasadës amerikane.

Kjo ndotje është e pashëndetshme.

Nga ajo që është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse, shkaktari kryesor i ndotjes në Kosovë janë termocentralet, mirëpo edhe përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse.

Vitin e kaluar për një problematikë të tillë ishte protestuar në kryeqytet, kur ndotja e ajrit kishte kaluar të gjithë përmasat dhe Prishtina ishte radhitur si kryeqyteti i parë në botë me cilësi të rrezikshme të ajrit.

E Kosova kujtohet për mjedisin vetëm gjatë muajve të dimrit, kur Prishtina dhe rrethina ngufaten prej ajrit të ndotur. Në kohën e temperaturave të acarta vlon debati për ndotjen në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)