Ky është i riu nga Ferizaj që u gjet dje i vrarë dhe i djegur

  • 13 December 2019 - 09:21
Ky është i riu nga Ferizaj që u gjet dje i vrarë dhe i djegur

Një i ri nga Ferizaj dje është gjetur i vrarë dhe i djegur, 4 ditë pasi ishte zhdukur.

Trupi i tij u gjet ndërmjet fshatrave Gadime të Ferizajt, dhe Kishnapole të Gjilanit. Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë informojnë se i riu që u gjet i vdekur tragjikisht është Shkodran Bytyqi.

Image

Policia e ka arrestuar vrasësin e Shkodranit dhe siç mëson media, i dyshuari me inicialet T. L. (emër i njohur për redaksinë), e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Poashtu jozyrtarisht, mësohet se motivi i vrasjes kanë qenë paratë.

Kur iu zhduk djali, babai i Shkodran Bytyqit dyshonte se “largimi i tij nga shtëpia ka ndodhur për shkak të një borxhi”.

(Kosova Sot Online )