Për 24 orë në Kosovë katër persona u arrestuan për dhunë në familje

  • 13 December 2019 - 14:26
Për 24 orë në Kosovë katër persona u arrestuan për dhunë në familje

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë vetëm në 24 orshin e fundit, kanë bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas policisë, në Prizren, një grua ka lajmëruar në polici pasi që ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Viktima kishte shkuar në familjen e saj te babai, por, i dyshuari e kishte kanosur me sms përmes telefonit atë dhe familjarët e saj. Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori. 

“Prizren 05.12.2019-22:00. Viktima femër K/Shqiptare me datën 12.12.2019 ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima sipas deklarimit kishte shkuar në familjen e saj te babai, por i dyshuari e kishte kanosur me sms përmes telefonit atë dhe familjarët e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim të policisë.

Në Dragash ndërkaq, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Dragash   12.12.2019-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim.

Në anën tjetër, në kryeqytet, një person është arrestuar mbrëmë pasi që pas një mosmarrëveshje  e sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij e cila nga sulmi pësoi lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘Prishtinë 11.12.2019-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten viktimën femër K/Shqiptare, e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se një viktimë e komunitet serb ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj. Ajo ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

 “Graçanicë, 11.12.2019-22:45. Viktima femër K/Serbe  ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull K/Serb. Viktima ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është informuar prokurori . Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)