Masa të rrepta sigurie edhe në tualet, Putinin e ruajnë gjashtë truproja derisa hyn dhe del nga tualeti

  • 13 December 2019 - 19:39
Masa të rrepta sigurie edhe në tualet, Putinin e ruajnë gjashtë truproja derisa hyn dhe del nga tualeti

Vladimir Putin duket se është i fiksuar për sigurinë e tij, pasi është parë duke u futur në tualet me gjashtë truproja gjatë samitit të Parisit.

Presidenti rus, 67-vjeç, është filmuar duke u larguar nga tualeti me pesë truproja që e siguronin hapësirën përreth, derisa një tjetër po e shoqëronte duke i qëndruar pas derisa po dilte nga tualeti i pallatit presidencial Elysse në Paris.

Në anën tjetër ish-shefi i Inteligjencës gjermane ka deklaruar për të përditshmen Bild, se veprimet e Putinit ishin të “egra”. Putin kishte angazhuar njërin nga rojat e tij si anëtarë të delegacionit, me qëllim që t’i lejohet të ulet në sallën ku po zhvilloheshin negociatat. 

Ky ish-zyrtar i Inteligjencës gjermane shtoi se “ishte një provokim i hapur dhe njëherit kërcënim”.  Në samitin katërditor kanë marrë pjesë Putin, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ky samit është parë si një mundësi e mirë që t’i jepet fund konfliktit pesëvjeçar në lindje të Ukrainës. Kujtojmë që Ukraina dhe Rusia janë pajtuar që të lirojnë dhe shkëmbejnë të burgosurit deri në fund të vitit.

(Kosova Sot Online)