Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë për LDK-në

  • 14 December 2019 - 07:41
Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë për LDK-në

“Mendojeni tani me këta se si do të luftohet korrupsioni, e në fakt jo vetëm që e kanë zor ta luftojnë këtë por këta do të jenë që ta pengojnë atë. Për të luftuar këtë dukuri nga këta krye hajna dhe krye banditë duhet ndryshuar shumë gjëra dhe duke "prerë" koka njerëzish, e kam fjalën për krye hajnat në petkun shtetëror”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj i konsideron si shumë serioze sinjalet që po vijnë nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, por edhe nga faktori ndërkombëtar, për sfidat që e presin qeverinë e re të Kosovës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Tepër serioze dhe domethënëse janë ato vërejtje, alarme që vijnë nga ndërkombëtarët, sepse ata më mirë se kushdo tjetër e kanë analizuar dhe incizuar gjendjen në këtë fushë, duke qenë vazhdimisht të kyçur drejtpërdrejtë në monitorimin e punës së institucioneve të shtetit të Kosovës në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat”, tha Badallaj.

Pavarësisht zotimeve të mëdha të partnerëve politikë deri dje në opozitë, për ndryshime pozitive në këtë fushë, Badallaj është skeptik në pritjen e rezultateve të mira, pasi që krimi dhe korrupsioni kanë përfshirë çdo pore të jetës.

Image
Reshat Badallaj

"Personalisht dua të them se akoma dyshoj që mund të zhduket korrupsioni edhe hajnia me Qeverinë e re, sepse jo vetëm që do kohë, por edhe në qeverisjen e re do të futen njerëzit që e kanë në gjak hajnin. Qeveria ndërtohet duke bërë koalicion partia fituese edhe me një bandë tjetër që janë dëshmuar që janë banditë të rrezikshëm, jo vetëm në Kosovë e Ballkan por në tërë Evropën. Njerëzit me skandale e afera korruptive. Njerëz që kanë bashkëpunuar edhe me gjakësorët serbian për hajni. Prandaj, një grup i vetëm nuk mundë të lufton i vetëm këtë të keqe sepse hallka zinxhirore e këtyre bandave kriminale është zinxhir i gjatë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj konsideron se deri më tani, askush më shumë se Kosova, jo vetëm në Ballkan por edhe më tej, nuk ia ka parë sherrin kësaj hajnie e këtij korrupsioni që është i shpërndarë gjithandej.

Badallaj thotë se populli i ka besuar shumë zotimit të VV-së në fushatën zgjedhore për premtimin e dhënë, që do luftohet pa kompromis krimi dhe korrupsioni, por nuk beson që të njëjtin premtim do të mundë ta realizojë edhe në qeverisje.

“Sepse mundë të ketë pengesa nga LDK, me përvojë të gjatë në institucione edhe me një pjesë të njerëzve të infektuar nga korrupsioni. Në fushatat parazgjedhore janë zotuar se në rend të parë do të luftohet korrupsioni dhe populli ja dha besimin Vetëvendosjes, por kur kemi të bëjmë me do hajnat e verbuar të LDK-së, do të jetë zor i madh. Mendojeni tani me këta se si do të luftohet korrupsioni, e në fakt jo vetëm që e kanë zor ta luftojnë këtë, por këta do të jenë që ta pengojnë atë. Për të luftuar këtë dukuri nga këta krye hajna dhe krye banditë duhet ndryshuar shumë gjëra dhe duke "prerë" koka njerëzish, e kam fjalën për krye hajnat në petkun shtetëror”, deklaroi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)