Jeremy Corbyn merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje

  • 15 December 2019 - 08:23
Jeremy Corbyn merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje

Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, e ka pranuar përgjegjësinë e tij personale për humbjen që e pësoi partia në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat i fitoi Partia Konservatore e kryeministrit të deritashëm britanik, Boris Johnson.

Përmes një shkrimi të publikuar në “Observer”, lideri i partisë kryesore opozitare, i cili ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga ky post në pranverën e ardhshme, tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte zhgënjyes në mënyrë dëshpëruese.

Ai tha se Partia Laburiste në këtë garë e pagoi çmimin për qëndrimin neutral ndaj procesit të Brexit-it, i cili nga disa votues u vlerësua si përpjekje për t’i shuar përçarjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të largimit nga BE-ja, ndërsa nga disa të tjerë si dëshirë për të mbajtur një referendum të ri.

“Ne kemi pësuar një humbje të rëndë dhe unë e marrë përgjegjësinë time për të”, tha lideri laburist në shkrimin e parë pas humbjes, e cila ia mundësoi Partisë Konservatore që ta sigurojë një shumicë prej 80 ulësesh.

Corbyn gjithashtu u shpreh i bindur se partia e tij do t’i fitonte zgjedhjet dhe ai do të zgjidhej kryeministër, nëse gjatë fushatës nuk do të mbizotëronte tema e Brexit-it, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)