Vjen thirrja: Kujdes nga spiunët e BIA-s serbe

  • 16 December 2019 - 07:26
Vjen thirrja: Kujdes nga spiunët e BIA-s serbe

“Nuk duhet lejuar që pozita përkatëse ti besohen kujtdo, që ta propozon kush do kënd donë dhe aprovimi të bëhet vetëm formal nga kryeministri. Pra duhet të dihet e gjithë biografia dhe të verifikohet plotësisht. Paraprakisht, për secilën pozitë duhet të hartohen kriter nga ana e zyrës së kryeministrit, duhet të edhe kritere për të u bërë ministër e jo vetëm të dërgohet një emër kushdo qoftë ai. Deri më tash kriter i vetëm ishte që dikush të jetë i dëgjueshëm, pra jo edhe i verifikuar dhe profesional”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar, Blerim Burjani, njëkohësisht njohës me përvojë i legjislacionit zgjedhor, kërkon nga qeveria në ardhje dhe nga Kuvendi, që të jenë tepër të kujdesëm në dhënien e pozitave për minoritarët e Listës Serbe.

Sipas Burjanit, me këtë subjekt politik, tanimë ashiqare po futen në institucione edhe pjesëtarët e shërbimeve sekrete serbe, të njohur e të ditur për opinionin publik.

Kjo porosi e profesor Burjanit, vjen pas lajmit se për deputet të Kuvendit të Kosovës është certifikuar dhe së fundi regjistruar edhe Branislav Nikoliq, ish këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, i shkarkuar pasi u raportua se kishte qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA).

Profesor Burjani thotë se individët e tillë, nuk është dashur të lejohen as për të konkurruar në zgjedhje, por ky është një absurd sipas të cilit po funksionon shteti i brishtë i Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Këto sjellje janë absurde dhe të dëmshme, që nuk duhet lejuar. Mendoj se edhe në qeveri do të hyn Lista serbe, por gjithsesi duhet së pari të verifikohet se kush është kush, cila është cv-ja e të kaluarës se secilit kandidat potencial, dhe vetëm më pastaj të marr vendim vetë Kryeministri i vendit se kush mundet për të hyrë në kabinet”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani konsideron se ka qenë deri më tani në legjislaturat e kaluara, që propozimet e partive politike sikur ishte Lista Serbe, nuk janë verifikuar as nuk i ka shkuar mendja kujt për të refuzuar, por vetëm është bërë një miratim formal nga institucionet e Kosovës, pa e hetuar dhe analizuar të kaluarën e kandidatit përkatës.

“Nuk do të duhej vazhduar që të përsëritet edhe në këtë legjislaturë te re, kur spiunët e dëshmuar sikur është rasti i Nikoliqit vetëm kanë fituar ulëse në parlament. Nuk duhet lejuar që pozita përkatëse ti besohen kujtdo, që ta propozon kush do kënd donë dhe aprovimi të bëhet vetëm formal nga kryeministri. Pra duhet të dihet e gjithë biografia dhe të verifikohet plotësisht. Paraprakisht, për secilën pozitë duhet të hartohen kriter nga ana e zyrës së kryeministrit, duhet të edhe kritere për të u bërë ministër e jo vetëm të dërgohet një emër kushdo qoftë ai. Deri më tash kriter i vetëm ishte që dikush të jetë i dëgjueshëm, pra jo edhe i verifikuar dhe profesional,”, përfundoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)