Obama: Gratë janë pa dyshim më të mira se burrat

  • 16 December 2019 - 12:28
Obama: Gratë janë pa dyshim më të mira se burrat

Sipas ish-presidentit amerikan, Barack Obama, nëse të gjitha shtetet e botës do të udhëhiqeshin nga gratë, do të ekzistonte një përmirësim i përgjithshëm i standardit të jetesës dhe të ardhurave.

Duke folur në një tubim në Singapor, ai tha se gratë nuk janë të përkryera, por janë pa diskutim më të mira se burrat.

Ai tha se shumica e problemeve në botë shkaktohen nga personat e moshuar, kryesisht meshkuj, të cilët ndodhen në pozita të pushtetshme.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu tha se kishte menduar si do të dukej një botë e udhëhequr nga gratë, gjatë kohës sa ishte lider i Shteteve të Bashkuara.

“Tani, gra, vetëm dua që ta dini se ju nuk jeni të përkryera, por ajo që mund të them pa dyshim është se ju jeni më të mira se ne burrat”, tha Obama.

“Jam plotësisht i sigurt se do të shihnim përmirësim të dukshëm në standardin e jetesës dhe në të ardhura, nëse të gjitha shtetet do të udhëhiqeshin për dy vjet nga gratë”, shtoi ai.

Ndryshe, Barack Obama shërbeu për dy mandate si president i Shteteve të Bashkuara, nga viti 2009 deri në vitin 2017, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)