Dëmtohen pllakat e varreve në Lipjan, të dyshuarit në arrati

  • 17 December 2019 - 12:33
Dëmtohen pllakat e varreve në Lipjan, të dyshuarit në arrati

Në stacionin policor në Lipjan është raportuar se janë dëmtuar pllakat e disa varreve.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Lipjan, në varrezat ortodokse.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pllakat e varreve janë dëmtuar nga persona ende të panjohur. 

“Është raportuar se në varrezat ortodokse, nga persona ende të panjohur janë dëmtuar disa pllaka të varreve. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive në lidhje me rastin”, bën të ditur raporti.

(Kosova Sot Online)