Arrestohet një person për trafikim me njerëz në Fushë Kosovë

  • 17 December 2019 - 13:14
Arrestohet një person për trafikim me njerëz në Fushë Kosovë

Policia ka arrestuar në Fushë Kosovë një person të dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”

Rasti ka ndodhur të hënën, ku i dyshuari i komunitetit rom është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit. 

“Lidhur me rastin me datën 16.12.2019është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Rom nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thekson raporti i policisë.

(Kosova Sot Online)