Zbardhen arsyet: Ja pse duhet të shkarkohet urgjentisht Hashim Thaçi

  • 18 December 2019 - 07:48
Zbardhen arsyet: Ja pse duhet të shkarkohet urgjentisht Hashim Thaçi

“Deklaratat më të reja të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett për mos mbështetjen ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nga SHBA-të, duhet tu shërbejë sidomos partive politike të përfaqësuara tani në Kuvendin e Kosovës edhe si një argument tjetër shtesë dhe detyrim nxitës e obligativ për legjislaturën e re që pa vonesë dhe me procedurë të përshpejtuar ta dërgojnë urgjentisht presidentin kuisling, Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, me denoncimin për rrezikim të rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të vendit, vepër e rëndë penale që parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës për shkarkimin dhe vënien para drejtësisë të një presidenti të tillë renegat”, tha Qarri për “Kosova Sot Online “.

Analistët politikë, konsiderojnë se deklarata mohuese e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett për çështjen e mbështetjes së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e SHBA-ve, duhet të iu shërben ligjvënësve të legjislaturës së 7-të Kuvendit të Kosovës, si një argument tjetër shtesë dhe nxitës që ta dërgojnë pa vonesë presidentin, Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, me denoncimin për rrezikim të rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të vendit.

Kështu tha për “Kosova Sot Online” analisti politik, Gani Qarri.

Sipas Qarrit, veprimi i Thaçit kundër interesave të shtetit të Kosovës, dhe kundër interesave të shteteve aleate, sikur janë edhe SHBA-të, kanë filluar të dalin në shesh kaherë nga mediet e fuqishme evropiane, prandaj edhe deklarata e fundit e Kosnettit vetëm sa e dëshmon këtë, se Hashim Thaçi ishte i angazhuar fuqishëm në projektin për copëtimin dhe ndarjen e territorit të Kosovës në pazare me Serbinë.

Image
Gani Qarri

“Siç raportonte qysh në pranverën e vitit që po lëmë pas, gazeta austriake,“Der Standard” dhe jo vetëm ajo,renegati Hashim Thaçi nën presionin e Gjykatës Speciale,tmerroi opinionin e brendshëm dhe “diplomatët" ndërkombëtar me idenë e tij prej kuislingu për ndarjen e Kosovës, e cila u kthye në aktin më të pa-precedent dhe veprimin më të rrezikshëm për integritetin territorial të vendit dhe ekzistencën e shtetit tonë të ri, të shpallur të lirë e të pavarur, vetëm pak më tepër se një dekadë më parë. Prej daljes së këtij renegati me idenë për ndarjen e Kosovës,përveç dëmeve të pariparueshme në rrafshin diplomatik ndërkombëtar, bllokimin e të gjitha njohjeve të reja dhe tërheqjet e njëpasnjëshme të njohjeve të mëparshme të shtetit tonë,shqetësimet për veriun dhe pasuritë më vitale të vendit, të premtuara Serbisë okupatore nga vet kuislingu Hashim Thaçi,janë kthyer në kërcënim permanent për konflikt të armatosur dhe ndarjen e Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Qarri konsideron se ambasadori Philip Kosnet, me deklaratën e tij i ka ndihmuar shumë legjislaturës së re që ta çojë rastin në gjykatë kushtetuese për ta adresuar përgjegjësinë e Hashim Thaçit.

“Deklaratat më të reja të ambasadorit amerikan Philip Kosnett për mos mbështetjen ndryshimit të Kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, nga SHBA-t, duhet tu shërbejë sidomos partive politike të përfaqësuara tani në Kuvendin e Kosovës edhe si një argument tjetër shtesë dhe detyrim nxitës e obligativ për legjislaturën e re që pa vonesë dhe me procedurë të përshpejtuar ta dërgojnë urgjentisht presidentin kuisling Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, me denoncimin për rrezikim të rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të vendit, vepër e rëndë penale që parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës për shkarkimin dhe vënien para drejtësisë të një presidenti të tillë renegat”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online “.

“Përndryshe nëse nuk ndërmerret sa më parë që të jetë e mundshme ky hap i domosdoshëm ligjor dhe obligim kushtetues i përfaqësuesve të popullit dhe shtetit të Kosovës, lind pyetja publike se edhe çfarë argumentesh tjera të dëmshme për vendin dhe shtetin tonë, duhet të presin ligjvënësit e legjislaturë së shtatë që më në fund të marrin guximin dhe procedojnë nismën në Gjykatën Kushtetuese, derisa në medie ekzistojnë të gjitha deklaratat e Thaçit dhe përpjekjet e tij mbi projektin për copëtimin, ndarjen e territorit të vendit dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës në pazaret e tij me Serbinë”, përfundoi Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)