I sulmon me shufër hekuri policët në Obiliq arrestohet i dyshuari

  • 21 December 2019 - 12:08
I sulmon me shufër hekuri policët në Obiliq arrestohet i dyshuari

Ditën e djeshme është arretuar nga policia e Kosovës në Obiliq pasi I njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë me shufër të hekurit.

Policët kishin shkuar në lokacionin e tij për të realizuar dy urdhëresa të gjykatës.

Si pasojë e sulmit njëri zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)