“Shpërthen” analisti: Kjo është fatura që po e paguan shteti i Kosovës...

  • 21 December 2019 - 13:55
“Shpërthen” analisti: Kjo është fatura që po e paguan shteti i Kosovës...

“Duhet pajtuar dhe ta kuptojmë tani se kjo krizë është edhe krizë artificiale pas zgjedhore, madje me rrezik të shkuarjes përsëri në zgjedhje të reja, është produkt i vetë skemave të ndryshme kriminale që të blejnë kohë nga ndjekjet e pa shmangshme të kësaj Gjykate Speciale, e që ndërlidhen mjerisht, kryesisht me krimet për qërim hesapesh me vrasjet politike gjatë dhe pas luftës”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Njohës të fushës së të drejtës dhe analistët politikë konsiderojnë se boshllëku institucional, gjendja e tej zgjatur pa qeveri stabile në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, po ndikon negativisht edhe në efikasitetin e Gjykatës Speciale.

Analisti politik, Ragip Guraziu shprehet se mungesa e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, është duke ndikuar te Specialja për shtyrjen e fillimit të aktakuzave dhe arrestimeve të para. Sipas Guraziut, kjo po bëhet në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në vend.

Image
Ragip Guraziu

“Kriza e shkaktuar nga oligarkë ,mafioz, po ndikon në krizën negativisht, është shndërruar në krizë institucionale. Edhe tani derisa jemi në prag të festave të Vitit të ri 2020, ende nuk kemi Qeveri dhe institucionet të reja nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, dhe ekziston mundësia se kështu do hymë edhe në vitin 2020,si një shtet pa institucione shtetërore që nuk di a ka ndodhë ndonjëherë ndonjë shteti në botë që të përjeton krizë të këtij lloji. Është shumë normale që kjo gjendje e tej zgjatur krize, është duke ndikuar edhe në punën e gjyqësorit, me theks të veçantë në angazhimin më të theksuar, me veprime konkrete nga Gjykata Speciale, Dhoma e Prokurorit të Specializuar. Mungesa e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, në fillimin e publikimit të akuzave të para për të dyshuarit e Gjykatës Speciale dhe shpalljen e flet arresteve të para është duke ndikuar që edhe për disa muaj të mos ndodhin këto veprime, sepse faktori ndërkombëtar i frikësohet gjendjes pa pushtet dhe mundësisë së ndonjë proteste apo trazire me përmasa që nuk mundë të kontrollohen, prandaj veprojnë me maturi dhe kujdes në këtë drejtim”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu është i sigurt që kjo gjendje amullie iu konvenon pikërisht atyre që janë në listat e Speciales, për krimet e luftës dhe vrasjet politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

“Sepse kjo është një ndër dyshimet për të cilat Gjykata Speciale mundë të ketë mbledhur fakte për gjykim. Prandaj krimi i organizuar dhe nëntoka angazhohen që të vazhdon sa më gjatë gjendja pa institucione stabile. Duhet pajtuar dhe ta kuptojmë tani se kjo krizë është edhe krizë artificiale pas zgjedhore, madje me rrezik të shkuarjes përsëri në zgjedhje të reja, është produkt i vetë skemave të ndryshme kriminale që të blejnë kohë nga ndjekjet e pa shmangshme të kësaj Gjykate Speciale, e që ndërlidhen, mjerisht, kryesisht me krimet për qërim hesapesh me vrasjet politike gjatë dhe pas luftës. Ky fenomen është duke na shkatërruar, dhe ka vënë Kosovë në dy gjunjët,në të gjitha aspekte e një shteti funksional, pa qeveri, pa institucione të reja. Kjo gjendje pa pushtet po vazhdon pa asnjë arsye logjike sepse kishim zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe fitues dolën dy subjekteve politike, VV-LDK, që kanë vota të mjaftueshme për formimin e shpejtë të institucioneve, mirëpo nëntoka kriminale ju ka futur sherrin në mes me shpikjen e diskutimit për pozitën e presidentit të ardhshëm vetëm që të zvarritet pafundësisht krijimi i institucioneve të reja”, deklaroi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)