Policia bën dhurata për fëmijë pasagjerë e vetëdijesim për prindërit shoferë

  • 23 December 2019 - 10:28
Policia bën dhurata për fëmijë pasagjerë e vetëdijesim për prindërit shoferë

Në vend të gjobave, Policia bën dhurata për fëmijë pasagjerë e vetëdijesim për prindërit shoferë.

Policia e Kosovës, me fillim nga ora 12.45, ka vendosur që ta realizojë një aktivitet i cili do të mbahet para Katedrales “Nënë Tereza”, në afërsi të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet për implementimin e projektit “Urime 2020”, me ç’rast ka planifikuar që të organizojë një pikë kontrolli ku gjatë realizimit të saj, do të kontrollohet siguria e fëmijëve në automjet dhe nuk do të shqiptohen gjoba për kundërvajtje, por do të vetëdijesohen shoferët, si dhe fëmijëve pasagjerë në automjetet e ndaluara do t’u shpërndahen dhurata modeste nga ana e Policisë së Kosovës.

Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë për ta përcjellë këtë aktivitet të Policisë së Kosovës, ku do të kenë mundësinë të marrin pamje gjatë realizimit të këtij aktiviteti.

(Kosova Sot Online)