Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohen tre persona

  • 23 December 2019 - 13:11
Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Ferizaj në mes të dy veturave. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Babush të Ferizajt, ku dy vetura janë aksidentuar. 

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)