Përpjekjet për koalicion, Kurti e Mustafa takohen në Kuvend në orën 13:00

  • 24 December 2019 - 12:47
Përpjekjet për koalicion, Kurti e Mustafa takohen në Kuvend në orën 13:00

Seria e takimeve Kurti-Mustafa drejt arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje do të vazhdojë edhe sot.

Dy liderët e dy partive politike, LVV dhe LDK, sipas burimeve të medias do takohen në orën 13:00 në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimet mes dy liderëve deri tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet.

Partitë ka kohë që kanë thënë se janë pajtuar për programin qeverisës për bashkëqeverisje, por kanë ngecur te ndarja e posteve, konkretisht te posti i presidentit, të cilin e kërkon LDK-ja e Mustafës.

Ndërkohë deri në seancën konstitutive të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë mbetur vetëm edhe dy ditë.

(Kosova Sot Online)