“Patatja e nxehtë nga Thaçi-Vuçiq-Rama”, Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë

  • 25 December 2019 - 07:36
“Patatja e nxehtë nga Thaçi-Vuçiq-Rama”, Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë

“Çdo gjë në veri dhe rreth veriut të vendit tonë, tani më shihet çart se ka qenë artificiale dhe e krijuar qëllimisht me stimulime të koordinuara mirë ndërmjet pushtetarëve të kriminalizuar të Kosovës dhe qeveritarëve hegjemonist të Serbisë,për mbajtjen e gjendjes së nder, në atë pjesë dhe shfrytëzimin e kësaj gjendjeje për faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, në rast të nënshkrimit të marrëveshjes për copëtimin e Kosovës, ndërmjet kuislingut Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqit i cili, së fundmi arriti ta kthej edhe Edvin Kristaq Ramën, tërësisht kundër shtetit të Kosovës”, thotë analisti, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Një ndër sfidat më të mëdha për qeverinë e re në ardhje, përveç asaj të dialogut me Serbinë, analistët politikë e shohin edhe integrimin e plotë të veriut të Kosovës në kuadër të funksionimit të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, duke i shuar tërësisht strukturat paralele serbe që akoma veprojnë në veri të vendit.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri thotë për “Kosova Sot Online”, se gjendja e krijuar në pjesën veriore të Kosovës me shumicë serbe, është bërë për qëllime përfitimesh nga individët dhe politika e inkriminuar që ka sunduar deri më tani edhe në Kosovë, Serbi dhe në Shqipëri.

Image
Gani Qarri

“Çdo gjë në veri dhe rreth veriut të vendit tonë, tani më shihet çart se ka qenë artificiale dhe e krijuar qëllimisht me stimulime të koordinuara mirë ndërmjet pushtetarëve të kriminalizuar të Kosovës dhe qeveritarëve hegjemonist të Serbisë,për mbajtjen e gjendjes së nder, në atë pjesë dhe shfrytëzimin e kësaj gjendjeje për faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, në rast të nënshkrimit të marrëveshjes për copëtimin e Kosovës, ndërmjet kuislingut Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqit i cili, së fundmi arriti ta kthej edhe Edvin Kristaq Ramën, tërësisht kundër shtetit të Kosovës. Madje argati i përbetuar i Vuçiqit, kuislingu me damkë i Kosovës, Hashim Thaçi deri më tani, kur atij, përfundimisht i`a qiti rrenat për lëndine edhe vet ambasadori Kosnet, gënjente publikisht tërë popullin se gjoja edhe SHBA, janë për ndarjen e shtetit tonë të brishtë, në përpjekjet e tij të turpshme, për ti vënë shqiptarët para aktit të kryer dhe arritur me tradhti të hapur dhe në mënyrë të rafinuar e konspirative ta ndaj Kosovën”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Përndryshe, duhet cekur faktin se qeveria Haradinaj, ka dëshmuar dhjetëra herë deri më tani që organet tona shtetërore të rendit, e kanë nën kontroll të plotë edhe atë pjesë të territorit të vendit tonë, që nga Mitrovica e deri në Albanik (Leposaviq) dhe Zubinpotok, ku zhvillojnë pa asnjë pengesë, veprime të nevojshme operacionale në interes të popullatës dhe mbrojtjes së shtetit me vendosjen e rendit dhe të ligjit edhe në atë pjesë të vlershme të vendit tonë, si në çdo hapësirë tjetër territoriale të Republikës së Kosovës”, shton analisti Qarri.

Prandaj tij, një nga prioritetet kryesore të qeverisë në ardhje, duhet të jetë hartimi i planit për integrimin e plotë të kësaj pjese të territorit të Kosovës, duke shtuar dhe angazhuar atje në mënyrë më aktive kapacitetet e rendit dhe të ligjit.

“Ndaj qeveria e re duhet menjëherë dhe që nga ditët e para, ti ngritë kapacitetet e munguara vepruese dhe rris e mbarështoj proceset e nevojshme integruese, me projekte konkrete dhe serioze shtetërore, për integrimin e plotë e praktik edhe të asaj pjese nga më vitalet të vendit tonë, duke shuar përfundimisht mbetjet e kalbura të strukturave paralele në veri, kundër te cilave deri më tani renegati i dëshmuar Hashim Thaçi, nuk ka lejuar të ndërmerret asgjë praktike nga ana e shtetit, për shkak të kooketimeve kontrabanduese dhe bashkëpunimit me to, si dhe me qëllim të shfrytëzimit të tyre për realizimin e pazareve të tij të pista, për ndarjen e Kosovës. Vetëm me veprime të guximshme qeveritare, që tanimë janë të mundshme edhe në këtë pjesë të vendit, duke u vizituar veriu edhe nga vet kryeministri i ri, jo një, por disa herë rresht, do të krijonte bindjen edhe tek banorët serb të veriut, se ai është edhe kryeministri i tyre”, deklaron Qarri për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Qarrit, qytetarët serb të asaj pjese, do të bindeshin plotësisht vetëm nga veprimet konkrete që duhet medoemos t’i ndërmarr shteti i Kosovës.

“Për t’i çliruar ata, njëherë e mirë nga bandat kriminale dhe strukturat paralele të dirigjuara nga Serbia, akte të cilat, jo vetëm që janë të domosdoshme por edhe plotësisht të mundshme dhe të realizueshme edhe në atë pjesë të vendit, me ç`rast do të ndërpritej çdo ndikim i këtyre strukturave të urryera tashmë edhe nga vet serbët në veri dhe kjo pjesë e vendit nuk do të shihej më si një 'bombe' e kurdisur që mund te shpërthente në cilindo moment, por si çdo pjesë tjetër normale e territorit të shtetit të Kosovës”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)