Baba Vanga bën parashikimet e frikshme për 2020-n: Putinin do tentojnë ta vrasin, Trump do...

  • 25 December 2019 - 12:20
Baba Vanga bën parashikimet e frikshme për 2020-n: Putinin do tentojnë ta vrasin, Trump do...

Baba Vanga, gruaja bullgare që njihet gjithashtu si “Nostradamusi i Ballkanit” ka bërë disa parashikime të tmerrshme sa i takon vitit 2020.

Kështu, sipas saj, presidenti i SHBA, Donald Trump do të diagnostifikohet me tumor, në tru që do ta lerë atë shurdh dhe madje mund t’i marrë dhe jetën. Mistikja bullgare gjithashtu parashikon dhe një tentativë vrasjeje të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin nga brenda Kremlinit, por është e paqartë nëse lideri rus do t’i mbijetojë kësaj tentative. 

Nga ana tjetër Evropa do të përballet me një sulm kimik nga ekstremistët myslimanë.

Ju kujtojmë se edhe pse Baba Vanga ndërroi jetë në 1996-n, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 dhe ajo çka mistikja ka rezervuar për këtë vit është shumë shqetësuese për Shtëpinë e Bardhë, Kremlinin dhe qytetarët e Europës.

(Kosova Sot Online)