Kjo është ftesa e fundit e LDK-së për Vetëvendosjen, ja çka përmbajnë 5 pikat e saj

  • 26 December 2019 - 13:15
Kjo është ftesa e fundit e LDK-së për Vetëvendosjen, ja çka përmbajnë 5 pikat e saj

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar ofertën që LDK ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje gjatë negociatave për koalicion.

Abdixhiku ka shkruar se me LVV-në ishin marrë vesh që përgjegjësitë ministrore të ndaheshin propocionalisht në mes të dy partnerëve.

Tutje, që kryeministri dhe zëvendëskryeministri t’i takojnë LVV-së, e se kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër t’i takojnë LDK-së.

Ai ka bërë të ditur se në ditën që do të zgjidhet presidenti në vitin 2021 atëherë LVV do t’i kalonte edhe një ministri, që të bëhej pastaj ndarja 6 plus 4.

“Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë”, ka shkruar ai.

Postimi: 

Ftesë 5 pikëshe për LVV-në:

1. Siq është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.

2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.

3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.

4. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.

5. Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.

(Kosova Sot Online)