Rrahja masive në Gjykatën e Ferizajt, policia përdori sprej brenda objektit – 6 të arrestuar

  • 27 December 2019 - 09:09
Rrahja masive në Gjykatën e Ferizajt, policia përdori sprej brenda objektit – 6 të arrestuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një përleshje që ka ndodhur dje në Gjykatën e Ferizajt.

Policia ka treguar se janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit gjatë një seance gjyqësore, janë përleshur fizikisht në mes vete.

Për të futur situatën nën kontroll, zyrtaret policor janë detyruar të përdorin sprejin.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)