Vrasja e shqiptarit në Londër/ Si u njoh me gruan në Facebook, dalin pamjet e dasmës luksoze në Itali

  • 27 December 2019 - 17:20
Vrasja e shqiptarit në Londër/ Si u njoh me gruan në Facebook, dalin pamjet e dasmës luksoze në Itali

Shqiptari Flamur Beqiri, vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri ishte producent në Suedi. Lindur në Ferizaj, ai njihej me emrin artistik “Alex”. Flamuri humbi jetën në vigjilje të Krishtlindjes dy ditë më parë pranë banesës së tij luksoze në sy të djalit të vogël dhe gruas së tij.

Media britanike shkruan për ekzekutimin e shqiptarit, duke bërë një përmbledhje të jetës së shqiptarit të vrarë. Flamuri, i cili u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, u njoh me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe pati një martesë luksoze në Tetor 2018 në Lake Como. Dasma e tij u bë lajm në mediat shqiptare, për shkak se në të ishin të ftuar njerëz të famshëm. 

Ndër të ftuarit në dasmën e çiftit ishin Naief Adawi, 33 vjeç, dhe gruaja e tij Karolin Hakim, 31 vjeçe e cila u qëllua për vdekje ndërsa mbante fëmijën e tyre dy muajsh në 26 gusht të këtij viti.

(Kosova Sot Online)