Nis peticioni kundër projektit infrastrukturor të Erdoganit

  • 27 December 2019 - 19:47
Nis peticioni kundër projektit infrastrukturor të Erdoganit

Qindra vetë në Stamboll po vazhdojnë të nënshkruajnë një peticion duke kundërshtuar një projekt madhor infrastrukturor që parashikon ndërtimin e kanali ujor, që sipas tyre do të shkatërrojë mjedisin në qytet.

Projekti mbështetet nga Presidenti turk Tayip Erdogan. Ai që njihet si projekti për kanalin e Stambollit, 45 kilometra i gjatë, pritet të lidhë pjesën veriore të Detit të Zi me detin Marmara.

Erdogan thotë se projekti do të lehtësojë trafikun e do të parandalojë aksidentet në ngushticën natyrore të Bosforit, një nga kalimet ujore më të ngarkuara në botë, që përshkon qytetin e Stambollit. 

Por ligjvënësit e opozitës dhe ekspertët thonë se nuk është adresuar në mënyrën e duhur ndikimi dhe problemet që do të shkaktojë në mjedis ky projekt madhor infrastrukturor.

 Ata u kanë i bënë thirrje turqve të nënshkruajnë një peticion që kundërshton projektin deri më 2 janar. Megjithatë presidenti Erdogan ka thënë se do të vazhdojë me planet e tij për ndërtimin e kanalit, pavarësisht kundërshtive.

(Kosova Sot Online)