Zbulohet identiteti i njërit prej të rinjve shqiptar i vrarë një Londër

  • 27 December 2019 - 20:11
Zbulohet identiteti i njërit prej të rinjve shqiptar i vrarë një Londër

Mësohet emri njërit nga dy shqiptarët e vrarë në të njëjtën ditë në veri të Londër më 19 dhjetor.

Ai është Arbri Fesko, 30 vjeç me origjinë nga Ura Vajgurore. Policia londineze nuk e ka bërë ende publike identitetin e viktimës së dytë.

Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, Friern Barnet N11, u arrestua të hënën më 23 dhjetor dhe ndaj tij të mërkurën iu ngritën akuza për vrasjen e një 30 vjeçari në zonën Barnet Bypass, afër Scratchwood Park më 19 dhjetor. 

Ndaj tij rëndon edhe një akuzë e dytë për vrasjen e një 35 vjeçari po me 19 dhjetor në zonën Hertfordshire Constabulary.

Po për këto vrasje është arrestuar edhe Kaziku Tuwisana, 31 vjeç ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje.

Ai do të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës Brent të Hënën 30 dhjetor.

(Kosova Sot Online)