Pamje tmerri nga rrëzimi i avionit/ Ja momenti kur foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat

  • 27 December 2019 - 20:56
Pamje tmerri nga rrëzimi i avionit/ Ja momenti kur foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat

Një avion me 100 njerëz në bord u rrëzua në Kazakistan, duke vrarë së paku 12 persona. Avioni në të cilën ishin 93 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua pak momente pasi u ngrit në ajër.

Ishin ekipet e shpëtimit që reaguan me kohë duke nxjerrë të mbijetuarit që kishin ngecur nën rrënoja.

Në pamjet e shpëtimit shihet një burrë, duke vrapuar nëpër borë dhe mbajtur në duar foshnjën e veshur me të bardha. Ai nxitonte në mënyrë që foshnja të merret ndihmë sa më parë.

Sipas të mbijetuarve, aeroplani kishte filluar të dridhet dhe më pas është dëgjuar një “tingull rrëqethës”.

“Gjithçka ka qenë si nëpër filma: njerëzit bërtisnin dhe qanin”, ka deklaruar një pasagjerë që i mbijetoi rrëzimit, duke shtuar se para se të rrëzohej avioni kishte humbur kontrollin.

(Kosova Sot Online)