Detajet e fundit, Albin Kurti ia bënë një ofertë të re Isa Mustafës

  • 28 December 2019 - 10:16
Detajet e fundit, Albin Kurti ia bënë një ofertë të re Isa Mustafës

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burime të medias bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë. Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

Po ashtu, zv.kryeministri i parë, parashihet t’i takojë LDK-së. Sipas burimeve të medias, Kurti është duke e pritur përgjigjen nga ana e lidershipit të LDK-së për të marrë vendim se a do të shkojë në takim me presidentin Thaçi, për tu mandatuar si kryeministër i vendit.

(Kosova Sot Online)