Skandali i Behgjet Pacollit, ja kush e kërkon hetimin dhe arrestimin e tij

  • 28 December 2019 - 16:17
Skandali i Behgjet Pacollit, ja kush e kërkon hetimin dhe arrestimin e tij

“Unë mendoj që AKI-ja në qoftë se është institucion i pa varur shtetëror do duhej që menjëherë ta arrestoj Behgjet Pacollit për fshehjen e fakteve që kanë të bëjnë me një gjeneral Serb, siç është Ljubisha Dikoviq, sepse nëse AKI-ja nuk merret me këtë situatë, atëherë mundë të themi që edhe nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nuk do të ketë reagime të ashpra kundër Behgjet Pacollit sepse ndikimi i politikës është tepër i madh në këto dy institucione”, thotë analisti politik, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

 

Abuzimi që është duke u bërë nga Behgjet Pacolli, me dosjen e kriminelit serb, Ljubisha Dikovicit, nëpërmes këshilltarit të tij politik Jetlir Zyberajt, po vlerësohet nga analistët politikë si një skandalet më të mëdha, ndaj të cilit assesi nuk duhet të heshtë Prokuroria e Shtetit të Kosovës. 

Image
Dardan Grapci

Analisti politik, Dradan Grapci dyshon se Ministri i Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli është duke e abuzuar dhe duke e keqpërdorur dosjen e Ljubisha Dikovicit, tani vetëm për shantazh dhe për arritjen e qëllimeve personale, pasi sigurimi i asaj dosje dhe mbajtja për vite të tëra në “pronësi” të Pacollit, nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, veç  qëllimit për përfitime personale. 

Pavarësisht interesit të shtetit të Kosovës që ka për zbardhjen e krimeve të luftës, dhe dokumentimin e tyre, në këtë rast sipas Grapcit, për fshehjen me vite të një dokumenti të tillë, Pacolli do të duhej nxjerrë para drejtësisë së Kosovës dhe të hetohet dhe gjykuar pse nuk e ka zbardhur më herët një dokument të tillë, por vetëm tash në kohën e bisedimeve me Serbinë dhe kur është ministër në largim.

“Në një shtet ligjor, ku ligji dhe kushtetuta mbrohet me çdo kusht, në këtë rast si kjo çështja e Behgjet Pacollit, shteti do të kishte marr masat urgjente kundër  Pacollit, fillimisht për të shikuar se dosja e Ljubisha Dikoviqit sa është reale, apo vetëm thjeshtë Pacolli po e përdor këtë dosje të fshehur thuajse për 12 vite, për arritjen e qëllimeve të tij personale dhe për ndonjë shantazh nga i cili do të përfitonte ai personalisht”, thotë analisti, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Hapi i parë që do të duhej ndërmarr institucionet e drejtësisë në këtë rast, sipas Grapcit është arrestimi i Pacollit dhe zhvillimi i hetimeve ndaj tij nga AKI-ja. 

“Unë mendoj që AKI-ja në qoftë se është institucion i pa varur shtetëror do duhej që menjëherë ta arrestoj Behgjet Pacollit për fshehjen e fakteve që kanë të bëjnë me një gjeneral Serb, siç është Ljubisha Dikoviq, sepse nëse AKI-ja nuk merret me këtë situatë, atëherë mundë të themi që edhe nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nuk do të ketë reagime të ashpra kundër Behgjet Pacollit sepse ndikimi i politikës është tepër i madh në këto dy institucione”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)