Kryeministri italian emëron ministrat e rinj

  • 29 December 2019 - 09:48
Kryeministri italian emëron ministrat e rinj

Shefi i qeverisë italiane, Giuseppe Conte, i emëroi të shtunën dy ministra të rinj dhe e publikoi një agjendë ambicioze për vitin e ardhshëm, përfshirë reformën në sistemin e drejtësisë.

Gjatë konferencës së fundvitit për gazetarë, e cila zgjati tri orë, Conte e akuzoi liderin e së djathtës ekstreme, Matteo Salvini, për sjellje tinëzare politike dhe bëri thirrje për unitet të koalicionit qeveritar. 

“Politika nuk ka nevojë për konflikte. Polemikat dhe theksimi i dallimeve tona nuk na ndihmojnë”, tha kryeministri italian, duke aluduar në përplasjet e shpeshta mes partive djathtiste dhe majtiste.

Pas dorëheqjes së ministrit të arsimit, Lorenzo Fioramonti, ai e caktoi si ministre të re Lucia Azzolina-n.

Conte bëri të ditur se do të takohet me partitë e koalicionit qeveritar në janar për të diskutuar për hollësitë e prioriteteve të qeverisë për vitin 2020, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)