U qëllua me plumba pas shpine/ Dalin detaje, si u vra shqiptari në mes të Londrës

  • 30 December 2019 - 12:46
U qëllua me plumba pas shpine/ Dalin detaje, si u vra shqiptari në mes të Londrës

Mediat britanike kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit me origjinë shqiptare. Sipas “Daily Mail” shqiptari u qëllua pas shpine në hyrje të shtëpisë së tij 1.7 milionë paund.

Ishte ora 9 e mbrëmjes, kur breshëria e plumbave goditi Flamur ‘Alex’ Beqrin. Bashkëshortja e tij, Debora Krasniqi u ka thënë miqve të saj se burri ishte qëlluar nga pas. Ai thuhet se ka pasur një plagë plumbi në pjesën e shpinës dhe ishte i mbuluar nga gjaku në qafë.

Pas krimit, atentati u arratis në këmbë, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, në përpjekje për të identifikuar vrasësin.

Fqinjët kanë treguar për një aktivitet të dyshimtë në ditët para sulmit, përfshirë një burrë të veshur me një xhaketë fosforeshente duke marrë mbeturinat dhe një tjetër me pamje të ngjashme me ata të Europës Lindore.

Në një deklaratë të lëshuar përmes Skoci Yard, familja e tij tha: “Falënderojmë të gjithë për ngushëllimet e tyre. Familja jonë është në gjendje shoku dhe e pikëlluar. Të kesh kaq shumë trishtim në këtë kohë ta copëton zemrën. Ne do të kërkojmë me mirësi që të respektoni privatësinë tonë dhe të na lejoni të pikëllohemi në paqe.”

(Kosova Sot Online)