“Zhvillimi i papritur”, zbulohet arsyeja pse Kurti refuzon takimin me Thaçin

  • 31 December 2019 - 07:44
“Zhvillimi i papritur”, zbulohet arsyeja pse Kurti refuzon takimin me Thaçin

“Kështu që vështirësitë për caktimin e mandatarit po vijnë pikërisht për faktin se edhe vet z. Kurti për momentin nuk e ka të qartë se me cilën parti apo subjekt politik dhe në ç`formë e mënyrë mund ta formojë qeverinë e re, atij i duhet kohë për këtë, ndaj po heziton qe ta marr me shpejtësi mandatin, për formimin e qeveris së re”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

Duke përcjellë rrjedhat e procesit të deritanishëm pas zgjedhor të bisedimeve për koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, si dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës pa u arritur marrëveshja e koalicionit LVV-LDK, dhe më pastaj ftesat e presidentit, Hashim Thaçi drejtuar Albin Kurtit për ta marr mandatin për të formuar qeverinë, analisti politik, Gani Qarri konsideron se procesi i formimit të qeverisë së re, është futur në krizë serioze për shkak të skemave të përgatitura pikërisht nga kundërshtarët e këtij koalicioni.

Image
Gani Qarri

“Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhja e Glauk Konjufcës kryetar, duket që më tepër thelloi sesa qartësoi mundësinë e krijimit të qeverisë së re ndërmjet VV-së dhe LDK-së. Megjithatë presidenti i Kosovës,sipas Kushtetutës së vendit e ka për obligim t’i propozojë parlamentit kandidatin për kryeministër, në këshillim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 6 tetorit. Ndaj Hashim Thaçi, vërtetë i dërgoi dy-tri ftesa, të njëpasnjëshme, të lëshuara “rafal” e me distanca vetëm disa orësh dhe të gjitha për të njëjtën ditë, Albin Kurtit për takim, por ftesat në fjalë u tha se Albin Kurti i ka refuzuar, me arsyetimin se ishte në Shkup dhe do të takohet me presidentin ditët në vijim, pa vonesa e humbje kohe por edhe pa nxitim. Pra është evidente se vendi ynë edhe pas këtyre zgjedhjeve që fillimisht u dukën plot shpresë për ndryshimet e shumë pritura, nga individ dhe grupe të caktuara të interesit po ballafaqohet sërish me një mori problemesh për arritjen e marrëveshjes, dhe krijimin e qeverisë, të cilat grupe po përpiqen t’i mjegullojnë edhe më keq gjërat në terren”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

E pasiqë vendimi për mandatarin varet nga negociatat politike ndërmjet partive fituese të zgjedhjeve, sipas Qarrit me konstituimin e parlamentit, jo vetëm se është vështirësuar, por edhe është bërë edhe më i paqartë vazhdimi i negocimit të mëtejmë.

“Kështu që vështirësitë për caktimin e mandatarit po vijnë pikërisht për faktin se edhe vet z. Kurti për momentin nuk e ka të qartë se me cilën parti apo subjekt politik dhe në ç`formë e mënyrë mund ta formojë qeverinë e re, atij i duhet kohë për këtë, ndaj po heziton që ta marr me shpejtësi mandatin për formimin e qeveris së re. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, patën filluar edhe bisedimet ndërmjet VV-së dhe LDK-së, për bashkëqeverisje dhe që nga fillimi ishte deklaruar se posti i kryetarit të parlamentit do t’i takojë LDK-së, ndaj pas zhvillimeve të fundit, megjithëse pritet që ditët e ardhshme Kurti ta takoj presidentin, arsyeja që Kurti po heziton ta takoj Thaçin dhe të mandatohet për kryeministër, janë vështirësitë dhe paqartësitë për krijimin e qeverisë së re”, deklaron për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)