‘Ky nuk është paralajmërim, por kërcënim’: Trump nis trupat në Lindje të Mesme

  • 02 January 2020 - 09:50
‘Ky nuk është paralajmërim, por kërcënim’: Trump nis trupat në Lindje të Mesme

Rreth 4 mijë paratrupa amerikane pritet të dërgohen me shpejtësi në Kuvajt pas shtimit të tensioneve mes SHBA dhe Iranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani do paguajë një çmim të lartë. ‘Ky nuk është paralajmërim, por kërcënim,’ tha Trump. 

Viti 2019 shënoi tensione të larta mes Iranit dhe SHBA. Ato kulmuan natën e fundit të vitit, kur mbi 6 mijë përkrahës të Iranit, sulmuan ambasadën amerikane në Irak, duke i vënë flakën mureve rrethuese. Për fat nuk pati të lënduar nga amerikanët.

Protestuesit këndonin: Vdekje Amerikës.

Protesta erdhi pasi SHBA vrau nja dy duzina me militantë iranianë si hakmarrje për vrasjen e një nënkontraktori amerikan.

(Kosova Sot Online)