Zbulohet prapaskena dhe pazaret kriminale, kërkohet burgosja e Shpend Ahmetit

  • 02 January 2020 - 16:58
 Zbulohet prapaskena dhe pazaret kriminale, kërkohet burgosja e Shpend Ahmetit

“Është tejet e habitshme se si i kushtëzon Shpend Ahmeti pronaret e tokave në Prishtinë qe për të marr leje ndërtimi, ata duhet dhënë tokat e veta kompanive të ndërtimit të cilat ai i preferon dhe janë pjesë e mafisë së ndërtimit. Ndërsa bie në sy se lejet ndërtimore nga Shpend Jahti u shitën me të madhe, në lagjet Mati, “Hajvalia”, “Lakrishta”, “Çagllavicë”, “Kalabri”, “Prishtina e Re-Zona Perëndim” si dhe në shumë lagje të tjera. Kurse po në këto lagje, u bllokuan lejet ndërtimore për qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e krimit e mafisë së ndërtimit që e kryeson vet Shpend Ahmeti personalisht me grupin e tij kriminal”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët e kanë përcjellë me kujdes ecurinë e vazhdimit të qeverisjes së komunës së Prishtinës nga Shpend Ahmeti, i cili pësoi debakël të madh në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-tës, e konsiderojnë si një vit akoma më të vrullshëm në funksion të kapjes së qeverisjes komunale të Prishtinës nga mafia e nëntokës kriminale të ndërtimit.

Madje sipas tyre, kjo mafi ndërtimore ka marrë akoma më shumë krah, sidomos pas dështimit fatal të Shpend Ahmetit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat e morri ndëshkimin e merituar edhe për keqqeverisja me Prishtinën.

Humbja e turpshme në zgjedhjet e 6 tetorit, e detyroi Ahmetin të jap dorëheqje nga PSD-ja, por nuk dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Prishtinës, edhe pse qytetarët i treguan se as aty nuk e ka më vendin.

E lidhur më këtë vazhdimësi të qeverisjes së Shpend Ahmetit, në ortakëri me krimin e organizuar dhe mafinë e nëntokës kriminale ndërtimore, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Ashtu siç edhe përflitet publikisht, tash e sa kohë, Shpend Ahmeti përveçse i shërbeu dy mandate radhazi mafisë ndërtimore, duke u bërë Kryetar de fakto i krimit të organizuar që ekzistonte dhe fillet i kishte qysh nga viti 2001/2002, pas dështimit fatal të tij në zgjedhjet e fundit, mafia e nëntokës kriminale e ndërtimit, po vazhdon të udhëheq edhe më me vrull kryeqytetin. Madje i pari i kryeqytetit vetëm gjatë fushatës zgjedhore, mashtroi, jo një por dy herë qytetarët, duke akuzuar rëndë mafinë ndërtimore, ndërsa në anën tjetër, me kompani të njëjta ndërtimi, nga të cilat sapo e mori postin, nuk la gurë pa lëvizur në kërkim të “hises e mitos”,nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore. Kjo dëshmon edhe njëherë më shumë se Shpend Ahmeti asnjëherë nuk punoi për mirëqenie të qytetarit dhe projektet e tyre zhvillimore, por për vete dhe klubin e vet të tej inkriminuar, duke dhënë e shitur tenderë, leje ndërtimore e shumë çka tjetër ,dhe duke bërë pazare e duke shëtitur nëpër jahta të vëllezërve të inkriminuar Devolli, dhe jo vetëm”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Qarrit, Shpend Ahmeti u distancua krejtësisht nga elitat e mirëfillta politike, akademike dhe intelektuale, për tu lidhur ngushtë me krimin e organizuar.

“Për aq më tepër bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe miqtë më të mirë të Shpend Ahmetit, u bënë pikërisht mafia e ndërtimit e lindur që në fillim të viteve 2000-ta, i cili degradoi edhe më shumë kryeqytetin duke shitur leje ndërtimore vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë ndërtimore, ndërsa qytetarët që nuk janë pjesë e mafisë ndërtimore ishin refuzuar menjëherë dhe pa pardon e pa ligj ,edhe atë disa herë rresht”, thekson Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, ana tjetër e medaljes që flet për lidhjet e Shpend Ahmetit me mafinë e ndërtimit, është e kushtëzimet që iu bëhen qytetarëve që ata t’i japin dhe shesin pronat e tyre private për kompanitë ndërtimore që i përzgjedh Shpend Ahmeti.

“Është tejet e habitshme se si i kushtëzon Shpend Ahmeti pronaret e tokave në Prishtinë qe për të marr leje ndërtimi, ata duhet dhënë tokat e veta kompanive të ndërtimit të cilat ai i preferon dhe janë pjesë e mafisë së ndërtimit. Ndërsa bie në sy se lejet ndërtimore nga Shpend Jahti u shitën me të madhe, në lagjet Mati, “Hajvalia”, “Lakrishta”, “Çagllavicë”, “Kalabri”, “Prishtina e Re-Zona Perëndim” si dhe në shumë lagje të tjera. Kurse po në këto lagje, u bllokuan lejet ndërtimore për qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e krimit e mafisë së ndërtimit që e kryeson vet Shpend Ahmeti personalisht me grupin e tij kriminal”, shton analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në një shtet të së drejtës, sipas Qarrit një kryetar i tillë komune kaherë do të kishte përfunduar në burg, por mungesa e shtetit të mirëfilltë të së drejtës në Kosovë, po e pamundëson ndjekjen penale të Shpend Ahmetit për të gjitha këto abuzime që është duke i bërë me ligjin.

“Ndaj mbetet plotësisht e habitshme dhe e pakuptimtë se si ende hesht prokuroria speciale, edhe përkundër faktit që tani më ka të deponuara mjaft kallxime penale për vepra antiligjore e “krim të organizuar” kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë”, përfundon Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)