Frikësohet nga qentë, është gruaja më e fuqishme në botë: 10 fakte për kancelaren Angela Merkel

  • 02 January 2020 - 22:52
Frikësohet nga qentë, është gruaja më e fuqishme në botë: 10 fakte për kancelaren Angela Merkel

Angela Merkel është gruaja më e fuqishme në botë, ajo është udhëheqësja e vendit që drejton ekonominë evropiane. Por këto janë disa nga faktet për kancelaren gjermane, që nuk i keni ditur më parë:

1. Angela Merkel është gruaja me mandatin më të gjatë në Evropë. Ajo ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005.

2. Angela është një bukëpjekëse dhe një kuzhinere eksperte.

3. Gjyshi i saj ishte polak. Ludëig Kazmierczak lindi në Poznan, Poloni në 1896. Babai i saj gjermanizoi emrin e familjes në vitet 1930.

4. Nofka e Angela’s është ”Mutti”, ose ”Mami”. Përkundër faktit se ajo nuk ka fëmijë, gjermanët i kanë vënë asaj këtë pseudonim.

5. Ajo ka shumë frikë nga qentë. Angela u frikësua nga qentë pasi u kafshua nga një në vitet 1990. Vladimir Putin e dintë këtë kur lejoi qentë e tij në një takim me Merkel, disa vjet më parë.

6. Angela Merkel është gruaja më e fuqishme në botë. Forbes e pozicionoi atë në vendin e parë, në mesin e 100 grave më të fuqishme në botë.

7. Ajo flet rrjedhshëm rusisht.

8. Ajo është gruaja e vetme që zë pozicionin në seksionin e kimisë teorike të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Lindore.

9. Angela mbajti mbiemrin e burrit të saj të parë. Burri i saj i parë ishte një fizikant, me të cilin Angela ishte e martuar për 5 vite. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer që nga viti 1998.

10. Ajo është një impresioniste e shkëlqyer. Angela Merkel pëlqen të bëjë përshtypje tek liderët e tjerë botërorë, përfshirë Vladimir Putin, Papa Benedikti XVI, ish presidentin francez Nicolas Sarcozy etj.

(Kosova Sot Online)