Kurti: Skenari më i keq i mundshëm do të ishin zgjedhjet e reja

  • 02 January 2020 - 22:54
Kurti: Skenari më i keq i mundshëm do të ishin zgjedhjet e reja

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti gjatë intervistës në një televizion ka folur krijimin e qeverisë dhe marrëveshjen me LDK-në.

Ai ka thënë se skenari më i keq do të ishin zgjedhjet e reja.

“Gjithçka tregon dhe dëshmon që gjërat po vonohen, por janë në drejtimin e duhur . Pra nuk ka ndryshim drejtimi, ka vonesë. Pra nuk ka as strategji as parime të tjera, veç çështje taktike. Skenari më i keq i mundshëm, në këtë situatë janë zgjedhjet e reja, që i bie që në binarë të njëjtë, treni do niset nga fillimi”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se nëse arrijnë ta krijojnë qeverinë, qysh në javën e parë do të fillojnë dialog me serbët e Kosovë.

Ai thotë se me Serbinë mund ta rifillojnë dialogun para zgjedhjeve në Serbi, por shton se nuk mund të ketë marrëveshje “shpejt e shpejt”.

“ Me Serbinë do të mund ta rifillojmë dialogun para zgjedhjeve në Serbi, por nuk mund të ketë marrëveshje historike shpejt e shpejt. Ato 33 marrëveshje që i kemi tani me Serbinë duhet ti shqyrtojmë jo në kuptimin e opsesionit me të kaluarën, por të vlerësimit të gjendjes ku jemi për të nxjerrë mësimet nga e kaluara dhe të ecim të sigurt në të ardhmen”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)