EMRI/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari, ja çfarë dyshohet

  • 03 January 2020 - 16:27
EMRI/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari, ja çfarë dyshohet

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Kuçovë. Sipas “BalkanWeb” viktima është 67-vjeçari Bardhyl Ali, i cili jetonte vetëm me gruan.

Ka qenë kjo e fundit, që ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë në banesë, duke njoftuar menjëherë policinë.

Uniformat blu dhe ekspertët kanë mbërritur në banesë dhe kanë nisur hetimet, ku nga të dhënat e para dyshohet për vdekje natyrale, pasi mendohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak.

Viktima jetonte në lagjen “1 Maji”, të qytetit të Kuçovës, vetëm me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë.

(Kosova Sot Online)