Gruaja shqiptare e gjen të vdekur në banesë burrin, çfarë thotë policia

  • 03 January 2020 - 18:02
Gruaja shqiptare e gjen të vdekur në banesë burrin, çfarë thotë policia

Një 67-vjeçar është gjetur sot i pajetë në banesën e tij, në Kuçovë. Mësohet se Bardhyl Ali, jetonte vetëm me gruan. Kjo e fundit ka qenë personi që ka gjetur bashkëshortin të pajetë dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Nga të dhënat e para, ekspertët mendojnë se vdekja ka ardhur për shkak të një ataku kardiak.

Viktima jetonte në lagjen “1 Maji”, të qytetit të Kuçovës, vetëm me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë.

(Kosova Sot Online)