Publikohen pamjet e rënda: Trupi i gjeneralit të vrarë nga SHBA-ja i ndarë në copa

  • 03 January 2020 - 21:06
Publikohen pamjet e rënda: Trupi i gjeneralit të vrarë nga SHBA-ja i ndarë në copa

Mediat e njohura botërore kanë publikuar një pjesë të trupit të gjeneralit iranin, Qasem Soleimani, i vrarë në orët e hershmë të mëngjesit të sotmë, nga forcat ajrore të SHBA-së.

Trupi i tij mund të identifikohej vetëm nga unaza që ai mbante në dorën e majtë.

Soleimani ishte shef i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit.

Ai u vra duke udhëtuar me makinë për në aeroportin e Bagdadit, së bashku me forcat lokale të mbështetura nga Irani, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan.

Gjenerali tashmë i vrarë ishte një figurë kryesore në regjimin iranian.

Soleimani ishte organizatori i aktiviteteve të këtij shteti në Lindjen e Mesme, si dhe ishte ministri i vërtet i jashtëm kur vinte puna te lufta apo paqja.

I njëjti konsiderohej si arkitekti i Presidentit sirian al-Assadit në luftën kundër rebelëve në Siri, rritjes së paramilitarëve pro-iranian në Irak, luftën kundër grupit të Shtetit Islamik e shumë luftërave të tjera.

(Kosova Sot Online)