Probleme me rrymën, banorët e fshatit Caravik bllokojnë autostradën Pejë-Prishtinë

  • 05 January 2020 - 14:47
Probleme me rrymën, banorët e fshatit Caravik bllokojnë autostradën Pejë-Prishtinë

Sot banorët e fshatit Caravik të Klinës kanë bllokuar për rreth një orë autostradën Pejë-Prishtinë.

Arsyeja e protestës ka ardhur në shenjë pakënaqësie për energjinë elektrike, e cila në këtë fshat është shumë e dobët.

Banorët e këtij fshati kanë marrë mbështetje edhe nga banorët e Kijevës dhe Mleqanit.

Organizatorët t protestës Florim Mehmetaj dhe Agim Nuraj i kanë thënë lajmi.net se protesta nuk do të ndalet deri sa të ju premtohet në zgjidhje e problemit.

Policia ishte në vendin e ngjarjes gjatë protestës në autostradën Pejë-Prishtinë.

(Kosova Sot Online)